Disa vite më parë ajo fitoi Eurovisionin me këngën Euphoria, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka triumfuar sērish duke shpallur fituese Suedinë.
39 vjeçarja Loreen, është shpallur fituese e “Eurovision 2023” me këngën “Tattoo”, teksa ka dominuar si me pikët e jurisë, të dhëna nga të gjitha shtetet finaliste, ashtu edhe me pikët nga votimi i publikut.
Gara në fund mbeti mes Suedisë dhe Finlandës, me këta të fundit që kishin më shumë pikë nga publiku, por kjo nuk mjaftoi dhe kështu Loreen shpallet për herë të dytë fituese e kompeticionit që as triumfit në 2011 me “Euphoria”. Ajo bëhet kështu e dyta artiste në historinë e “Eurovision” që arrin të triumfojë më shumë se një herë.
Ndërkohë sa i takon Shqipërisë, familja Kelmendi arritën të kualifikohen në finale dhe shkëlqyen me performancën e tyre, megjithatë nga votimi i jurisë dhe publikut nuk shkoi më shumë se vendi i 22-të nga 26 gjithsej./Limit.al