Shoji Morimoto ofron një shërbim shumë të pazakontë për klientët në Tokio.
Ai ka punësuar veten në mënyrë që, fjalë për fjalë, të mos bëjë asgjë, raporton “BBC”.
Japonezi ka krijuar një karrierë duke e ofruar veten “me qira” tek klientët që thjesht nuk duan të jenë vetëm.
Shoji nuk angazhohet në bisedë apo bënë ndonjë gjë tjetër përveçse se duhet të jetë prezent në çfarëdo ngjarje apo aktiviteti që punësohet për të marrë pjesë.
Shpesh ndjejmë presion në shoqëri për të bërë gjithmonë diçka produktive ose ‘të dobishme’ në mënyrë që të ndihemi të vlerësuar, që është një qëndrim që Shoji shpreson të sfidojë duke treguar se edhe ‘të mos bësh asgjë’ dhe thjesht të jesh aty për njerëzit mund të ketë vlerën e vet.
Ai është aq shumë i kërkuar, sa që ndonjëherë i ndodh që brenda një dite të shkojë në tre ngjarje të ndryshme. /BBC – Limit.al