Ballina Kryesore Muffins super të shijshme

Muffins super të shijshme

Përbërësit: 1 vezë, 3 lugë gjelle sheqer, 3 lugë gjelle kos, 50 ml vaj luledielli, fryrës ëmbëlsirash, 5-6 lugë gjelle miell për pastiçeri, fryta pylli ose luleshtrydhe sipas dëshirës

Përgatitja: Në një tas qelqi hedhim 1 kokërr vezë dhe shtojmë 3 lugë sheqer. I trazojmë mirë dhe i shtojmë gjithashtu 3 lugë gjelle kos. Shtojmë 50 ml vaj luledielli, 1 lugë çaji fryrës për ëmbëlsira dhe i përziejmë mirë.

Në kohën që po përgatisim brumin e muffins, ndezim furrën në 180⁰ përreth 10 min që të jetë e parangrohur. Te brumi që po përgatisnim shtojmë 5 deri në 6 lugë gjelle miell për ëmbëlsira. E trazojmë mirë derisa të marrim një masë homogjene. Brumi nuk duhet të jetë as shumë i hollë as shumë i trashë.

Mbasi të kemi mbaruar punë me brumin e hedhim te tava me forma ku do bëjmë muffins. Sipër formave shtrojmë letrat për pjekje, por në qoftë se nuk keni mund t’i lyeni me pak gjalp.

Hedhim brumin tek format, pak më shumë se gjysma e formës. Mbasi mbushim format hedhim sipër frytat e pyllit ose nëse dëshironi luleshtrydhe të freskëta. I lëmë në pjekje për rreth 20 min në 180⁰.

Muffins janë gati. Mund t’i shoqëroni me ndonjë gotë kakao ose qumësht.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al