Shkrimtarja Rita Petro ka rrëfyer për “S’e luan Topi” fatkeqsinë, ndarjen nga jeta të papritur të partnerit të saj, Latifit.
Ajo rrëfeu se ka një peng, që ditën që u largua nga jeta, nuk e kujton nëse e ka puthur.
Çfarë mendon mbrëmjeve, kur tashmë e pi puron dhe uiskin vetëm, ritual që e bëje me Laton?
Përpiqem ta bëj sa më pak, përpiqem të rri sa më gjatë në punë, dhe përgjithësisht tani shkoj direkt në shtrat.”
A e ke vajtuar Laton?
“Atë ditë u bëra shumë keq, momentin kur e mora vesh, që kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha dhe atë në atë moment isha në shok.
Ke ndonjë peng?
“I vetmi peng, kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq.”/TCH