Ballina Kryesore Mega-operacion antidrogë në Ballkan! Çarmatoset banda serbe! Sekuestrohen armë dhe eksploziv

Mega-operacion antidrogë në Ballkan! Çarmatoset banda serbe! Sekuestrohen armë dhe eksploziv

SERBI– Një mega-opracion antidrogë i zhvilluar mes Serbisë, Holandës dhe Belgjikës ka çuar në goditjen e një organizate të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit. Lajmin u bë me dije nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.

Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021.

Ky njoftim nga Europol vjen as artikullit të gjatë të bërë nga New York Times që vendoste theksin tek krimet e kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit. Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë.

Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut. Autori i artikullit në New York Times, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët europianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.

Falë operacionit të gjëra, sipas EUROPOL janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta.Në total janë konfiskuar “armë dhe eksplozivë, përfshirë 2 pushkë snajper, 3 pushkë automatike dhe armë” të tjera si dhe material shpërthyes.

Grupi i shkatërruar sipas njoftimit besohet të jetë pas dërgesave shumëtonëshe të kokainës që u nisën drejt Evropës nga Kolumbia, Brazili dhe Ekuadori, ose duke kaluar tranzit përmes Afrikës Perëndimore. Kriminelët, të arrestuar në Beograd si pjesë e këtij operacioni, ishin trafikantët më të mëdhenj të kokainës në Ballkanin Perëndimor, të identifikuar si pjesë e analizës së vazhdueshme të të dhënave të Sky ECC”.

Kujtojmë se artikulli i New York Times tregonte se si udhëheqësi i grupit kriminal të kapur në Serbi në vitin 2021, Veljko Belivuk kishte deklaruar se i ka shërbyer presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për të fuqizuar pushtetin e tij. Nga ana tjetër Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë së fundmi se “teksti i pakuptimtë në New York Times është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi)./Limit.al