Ballina Kryesore Çfarë kuptimi kanë emoji-t zemër?

Çfarë kuptimi kanë emoji-t zemër?

Në tastierat standarde të çdo celulari, ka të paktën 20 emoji zemrash me ngjyra të ndryshme dhe secila prej tyre ka një kuptim të veçantë. Kur flisni me dikë të veçantë mund të keni pyetur veten se ç’nënkupton zemra blu që dërgoi por nga ana tjetër edhe ju vetë mund të jeni duke përçuar sinjale të ngatërruara.

Më poshtë gjenden të gjitha zemrat me ngjyra dhe shpjegimi përkatës, por gjithnjë duhet të mbani  mend se rëndësi ka konteksti në të cilin përdoren. Sqarimi i tyre nuk është universal sepse disa persona mund të preferojnë një ngjyrë të caktuar për të shprehur një ndjesi edhe pse të tjerëve nuk iu pëlqen.

Zemra blu

Zemra blu zakonisht ka një energji ‘djemsh’. Jo për shkak të gjinisë, por sepse tregon një miqësi disi të  cekët. Nuk i dërgohet dikujt me të cilin mund të hapeni emocionalisht por personave që i takon një herë në muaj apo që do të pini kafe “një nga këto ditë”.

E këshillueshme për: Bisedat në grup kur nuk keni asgjë për të shtuar, prindërit, personat që ju kontaktojnë në rrjete sociale pa ndonjë nëntekst seksual.

Zemra e verdhë

Ka energji të butë, përdoret më shumë në marrëdhëniet familjare, shoqërore ose romancat që zhvendosen drejt miqësisë.

E këshillueshme për: Marrëdhëniet e reja kur doni të tregoni afeksion pa u trembur se është tepër ose për familjarët.

Zemra lejla

Për ata që e dinë, konsiderohet një emoji erotik falë këngës së Ty Dolla Sign, “Purple Emoji”. Megjithatë,  nëse e përdorni në grupin e bisedave me familjarët merr tjetër kuptim. Zemra lejla është disi kaotike, përdoreni me kujdes.

E këshillueshme për: Situatat e “miqve me përfitime”.

Zemra e bardhë

E pastër, minimale, disi martesore dhe sterile. Një zemër e bardhë, e thjeshtë dhe shumë e dobishme për dasmat.

E këshillueshme për: Dasmat, shprehje të zakonshme afeksioni ose mbështetjeje, diçitura për fotot e thjeshta.

E pakëshillueshme për: Kur ngushëlloni dikë që i ka ngordhur kafsha shtëpiake sepse në këtë rast duhet përdorur zemra e kuqe.

Zemra e kuqe si tek letrat e lojërave

Ka të njëjtin mesazh si zemra klasike e kuqe, por tregon një përzgjedhje të shpejtë, përdorim jo frekuent të emoji-t zemër ose familjaritet.

E këshillueshme për: Të shprehur dashurinë kur nuk gjeni dot emojin origjinal të zemrës së kuqe.

E pakëshillueshme: Nuk duhet përdorur si zëvendësues i shpeshtë i origjinalit.

Zemra skicë

Tipike e Ariana Grande dhe pak e vështirë për t’u gjetur, është shumë e qëllimshme dhe ka disa kuptime.

E këshillueshme për: Diçitura të kuruara, nëse jeni nën 21 vjeç dhe për t’iu treguar miqve sa i doni.

E pakëshillueshme për: Marrëdhëniet e zakonshme ose ato në të cilat po përpiqeni të duken si të tilla.

Zemra anatomike

Një kombinim mes të lezetshmes dhe të frikshmes, sidomos nëse jeni dashuruar pas dikujt që pëlqen shkencën.

E këshillueshme për: Studentët  e mjekësisë apo miqtë dhe të dashuruarit me sens humori.

E pakëshillueshme për: Një marrëdhënie të re ose si zëvendësues i zemrës klasike sepse familjarët tuaj thjesht s’do e kuptojnë.

Zemra e kuqe

Njësoj si trëndafilat e kuq, edhe kjo zemër është më romantikja dhe më e thjeshta. Të habit vetëm herën e parë që të vjen një mesazh i tillë. Nëse partneri juaj i ri po jua dërgon, tregon disi progres ndërsa nëse keni disa vite  bashkë, duhet të rrisë ritmin. Është një emoji që nuk i ikën koha, dashuri platonike, mbështetës dhe i pranueshëm kur dëshironi të ngushëlloni dikë.

E pakëshillueshme: Ta dërgoni pas takimit të  parë.

Zemra e zjarrtë

Përfaqëson një dashuri të flaktë, por përdoret më pak në shprehjen e ndjenjave dashurore ose seksuale. Më së shumti, është ideale për të komplimentuar një mik/e në foton joshëse të sapo postuar në rrjetet sociale.

E pakëshillueshme për: Kur doni të mos jepni shumë sinjale ose nëse ia drejtoni dikujt me të cilin planifikoni të kryeni (ose jeni në atë fazë) marrëdhënie seksuale.

Zemra portokalli

Kjo është “zemra e kuqe” e një frikacaku. Zakonisht dërgohet nga ata që e lëvizin gishtin mbi zemrën e kuqe por vendosin të përdorin një version pa shumë  përkushtim.

E këshillueshme për: Situatat e tmerrshme kur nuk e dini se në ç’fazë jeni.

Zemra e gjelbër

E përdorshme për çdo rast, çdokush që e ka të preferuar këtë emoji ka pas kaos në venat e tij.

E pakëshillueshme për: Nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë emoji.

Zemra kafe

Zakonisht përdoret nga komunitetet e njerëzve me ngjyrë, indigjenë etj për të shprehur identitetin dhe kulturën por edhe pëlqimin për gjërat e lidhura me këtë ngjyrë. Kjo zemër është për admiruesit e kafesë dhe të çokollatës.

E pakëshillueshme për: Të përdoret nga një person i bardhë për të shprehur solidaritetin me komunitetet me ngjyrë. Zgjidhni zemrën e kuqe.

Zemra e zezë

Përdoret më së shumti me ironi, por tregon dashurinë e thellë dhe ‘të sikletshme’. Gjithashtu tregon edhe pak energji ‘shtrigash’ dhe ndryshon situatën për mirë.

E këshillueshme për: Shpirtin ose flakën binjake.

E pakëshillueshme për: Një marrëdhënie pa shumë rëndësi.

Zemra e thyer

Një tjetër emoji që përdoret me ironi ose kur nuk marrim përgjigjen që duam.

E pakëshillueshme: Për të treguar se ju është thyer vërtet zemra ose pritshmëritë.

Zemra e fashuar

Tregon se po shëroheni nga një ndarje ose ndonjë ngjarje tjetër e trishtë apo edhe për të ngushëlluar dikë.

E këshillueshme për: T’iu treguar të afërmve/miqve se jeni mirë, edhe pse jo 100%.

E pakëshillueshme: Për të pranuar faljen e dikujt.

Zemra si pikëçuditëse

E lezetshme, me pak energji manike që tregon se ju pëlqen vërtet shoqëria e dikujt dhe se mezi prisni ta  takoni. Është një emoji perfekt për t’u përdorur kur konfirmoni planet.

E pakëshillueshme për: Bisedat serioze.

Dy zemra rozë të ngjitura

Këto  janë shumë flirtuese dhe përcjellin energjinë “ti dhe unë deri në fund” dhe “askush nuk na kupton”.

E këshillueshme për: Kur po njihni dikë që ju pëlqen shumë, flirtimet në rrjetet sociale dhe bisedat me miqtë.

E pakëshillueshme për: Dikë që planifikoni të ndaheni ose kur vini re se është më i/e dhënë pas jush, mos ushqeni shpresa.

Zemrat rozë që vërtiten rreth njëra-tjetrës

Është zemra që përdoret kur mirëkuptoheni dhe bëni ‘xing’.

E këshillueshme për: Bisedat serioze, të pranuarit dhe të kërkuarit falje.

E pakëshillueshme për: Miqësitë platonike.

Zemra ‘alarm’

E vlerësoni personin tjetër, shkoni mirë dhe shprehët rëndesën emocionale (me rezultat pozitiv). Është emoji shumë i mirë për faljen ose për të thënë “të kuptoj dhe të pranoj siç je”.

E këshillueshme për: Faljet, shprehjen e dashurisë dhe për ‘fiksimin’.

E pakëshillueshme për: Miqësitë platonike. Sërish, përdorni zemrën e kuqe.

Zemra rozë që zmadhohet

Është e lezetshme dhe thuajse e përdorshme në çdo situatë.

E pakëshillueshme: Nëse doni të mos tërhiqni vëmendje, po bëni të kundërtën.

Zemra xixëlluese

Me këtë nuk mund të gabosh, tregon vlerësim por pa dashur të implikohesh në situata më të ndërlikuara.

Zemra me shigjetë

Është ndër më pak të përdorurat dhe nëse merrni një të tillë, duhet ta ‘lexoni’ kuptimin e saj. Kjo do të  thotë se edhe duhet të jeni të kujdesshëm kur e dërgoni. Disa mund të mendojnë se tregon një lidhje të re, por ka kaq shumë emoji të tjerë saqë ky mund të harrohet. I vetmi rast kur është ideal për t’u përdorur është dita e Shën Valentinit, për shkak të Kupidit.

E pakëshillueshme: Mikun platonik që mendonit se ishte disi i lezetshëm.

Zemra me fjongo

Kjo është për të deklaruar haptazi dashurinë.

E pakëshillueshme: Nëse ndjenjat e personit tjetër nuk janë reciproke. /Tv Klan