Cillian Murphy mund të jetë një prej aktorëve më të famshëm të viteve të fundit, por kjo nuk do të thotë se është shumë rehat me famën që vjen bashkë me rolet e tij të suksesshme në “Peaky Blinders”, “A Quiet Place II”, apo edhe rolin kryesor në filmin që pritet të publikohet, “Oppenheimer”.
Cillian u shpreh se kur fansat e fotografojnë pa leje, në fakt, sipas mendimit të tij është një veprim shumë fyes. “Mund të shkatërrojë përvojat, pasi fetishizon gjithçka. Mund të jesh duke ecur në rrugë dhe dikush të fotografon…është sjellje paksa e ndyrë”, tha aktori dhe shtoi se kjo shkatërron esencën dhe sjelljen njerëzore.
Aktori shtoi edhe se nuk para merr shumë pjesë në eventet madhështore dhe në vend të tyre, zgjedh që të rrijë në shtëpi me bashkëshorten dhe dy djemtë e tyre. “Unë nuk marr pjesë, nuk dal. Shumicën e rasteve rri në shtëpi, ose me miqtë e mi”, u shpreh ai, duke theksuar se shkon nëpër evente për të promovuar filmat në të cilët merr pjesë.
Murphy ceku edhe pjesën se publiku e ka paksa të vështirë që ta ndajë nga rolet e tij, veçanërisht nga Tommy Shelby. “Ndonjëherë, ndihem pak i trishtuar që nuk mund të jem aq karizmatik dhe shakator”, tha ai./Anabel