Ballina Kryesore Zhaklina ka tërheqje ndaj tij? Krist Dragot habit me përgjigjen: “I dua...

Zhaklina ka tërheqje ndaj tij? Krist Dragot habit me përgjigjen: “I dua më të reja partneret”

Krist Aliaj ka dhënë dje një intervistë ekskluzive për TAR nga Adi dhe Salsano, ku ka folur për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 2”.

Ish-banori u shpreh se nuk e kishe idenë që mund të kishte fansa. Ai shtoi se ka pasur një moment që ka menduar se mund ta fitonte BB VIP, pasi po shkonin gjërat mirë për të dhe kaloi shumë situata të ndryshme.

Ndërsa i pyetur në lidhje me Luiz Ejllin, nëse do vazhdojë ta kritikojë edhe tani që pa suksesin e madh të tij, Kristi tha:

“E di çfarë është e bukur? Unë për Luizin kritikat i kam thënë të gjitha brenda. Isha shumë i qartë që në fillim, tani nuk kam asgjë më çfarë të them. Ai tentoi të bëhej kontrolluesi i dinamikave të shtëpisë dhe në një farë mënyre ia arriti. Kam qeshur shumë me atë, problemi nuk ishte Luizi ishin po banorët që mahniteshin nga ajo sjellje. I kam thënë çfarë shikoni ju tek ky person?”.

Kristi gjithashtu ka treguar se kë ka mikeshën më të mirë nga BB VIP.

“Deri tani në muhabete, në komunikim ka qenë Dea. Me Dean jam akoma duke folur. Edhe me Zhaklinën kam muhabet shumë të mirë. Me shumicën nuk besoj të kem shoqëri”, tha ai.

I pyetur ‘a mund të ketë Zhaklina tërheqje seksuale ndaj tij?’, ish-banori i BB VIP tha:
“Seksuale mund të ketë tërheqje Zhaklina, s’është problem. Unë nuk besoj që kam. Do doja një më të re për atë pjesë”.