Ballina Aktualitet Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore nëpër...

Zgjedhjet vendore të 14 Majit, KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore nëpër qendrat e votimit

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale zgjedhore, nëpër qendrat e votimit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se materialet zgjedhore kanë nisur të ndahen në disa KZAZ.

Kreu i KQZ-së deklaroi më tej se afati i kartave ID do të zgjatet deri në 31 maj.

Gjithashtu Celibashi bëri të ditur, se rezultatet zgjedhore në 3 bashkitë, ku do të kryhet votimi elektronik, Elbasan, Kamëz dhe Vorë, do të bëhen të ditura jo më vonë se 30 minuta nga momenti i përfundimit të procesit të votimit.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Kryekomisioneri u shpreh se janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie, që janë dërguar për hetim të thelluar dhe 38 kandidatë nga mbi 23 mijë të tillë për anëtarë të këshillit bashkiak, që kërkojnë verifikim nga Prokuroria./Limit.al