Treni “Maglev” i prodhuar në Kinë, cilësohet si treni më i shpejtë në botë, pasi ecën me një shpejtësi prej 600 kilometrash në orë.
Ky mjet është pothuajse i shpejtë sa një aeroplan.
Treni është prodhuar nga kompania shtetërore hekurudhore China Raileay Rolling Stock Corporation (CRRC) dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 600 km / orë, duke e bërë atë mjetin më të shpejtë në tokë. Ndërkohë avionët fluturojnë me shpejtësi 800-900 km / orë.
Treni përdor metodën e ngritjes magnetike, ku elektromagnetët lejojnë që automjeti të qendrojë pezull.
Japonezët, po përgatisin trenin e tyre të teknologjisë së ngjashme. Bëhet fjalë për një tren që do të zhvillojë një shpejtësi prej 603 km / orë, por do të jetë gati në 2027. /Ora News