Ballina Kryesore 15 shprehje brilante që do t’ju motivojnë në punën tuaj

15 shprehje brilante që do t’ju motivojnë në punën tuaj

Më poshtë Limit.al iu sjell 15 shprehje brilante nga njerëz që përvoja u ka mësuar se çfarë duhet për të kapërcyer momentet e vështira dhe për të arritur gjëra vërtet të jashtëzakonshme:

1.“Jeni më të guximshëm se sa besoni, më të fortë se sa dukeni dhe më të zgjuar se sa mendoni” – A.A. Milne (te Winnie-the-Pooh)

2. “Nëse jeni të shqetësuar nga diçka e jashtme, dhimbja nuk vjen për shkak të saj, por për shkak të vlerësimit tuaj për të, dhe për këtë keni fuqinë për ta revokuar në çdo moment” – Marcus Aurelius

3. “Merrni frymë. Lërini gjërat të shkojnë. Dhe kujtojini vetes se ky është momenti i vetëm që e dini se e keni të sigurt” – Oprah Winfrey

4. “Shqetësimi nuk i largon problemet e së nesërmes, por i merr paqen së sotmes” – Anonime

5.“Një ndër simptomat e shkatërrimit nervor është bindja se puna është tmerrësisht e rëndësishme” – Bertrand Russell

6. “Suksesi është një gjendje mendore, nëse doni të arrini suksesin, filloni ta mendoni veten si një njeri të suksesshëm” – Dr. Joyce Brothers

7. “Jo gjithnjë është e nevojshme të keni një plan. Ndonjëherë mjafton të merrni frymë, t’i lini gjërat të shkojnë dhe të shihni se çfarë ndodh më pas” – Mandy Hale

8. “Madhësia e suksesit tuaj matet nga fuqia e dëshirës suaj, ëndrrave dhe se si përballeni me zhgënjimet përgjatë rrugëtimit” – Robert Kiyosaki

9. “Mos e bëni suksesin qëllim në vetvete, por bëni atë që doni dhe kini besim, çdo gjë do të vijë natyrshëm” – Robert Frost

10. “Thuajse gjithçka do të nisë të funksionojë sërish nëse shkëputeni prej saj për disa minuta… Duke përfshirë dhe veten” – Anne Lamott

11. “Presioni i bën njerëzit t’i përgjigjen më mirë sfidave të jetës” – Bishop T.D. Jakes

12. “Vetëm kur nuk kemi më frikë, fillojmë të jetojmë” – Dorothy Thompson

13. “Karakteri nuk mund të zhvillohet në heshtje. Shpirti mund të forcohet, ambiciet mund të frymëzohen dhe suksesi të arrihet vetëm nëpërmjet përvojës dhe vuajtjes” – Helen Keller.

14. “Frika ime është thelbi im dhe ndoshta pjesa më e mirë e imja” – Franz Kafka

15. “Ka më shumë gjëra në jetë se sa rritja e shpejtësisë së saj” –  Mohandas Gandhi

Dhe nëse jeni duke vuajtur nga një pengesë në rrugën tuaj të suksesit…

“Të qeshurit me shpirt dhe gjumi i mirë janë ilaçet më të mira në librin e mjekut” – proverb irlandez.

*Peter Economy
Burimi: INC