Këto dy shenja mund të kenë fare thjesht dashuri me shikim të parë. Janë të dyja shenja toke dhe shkrihen më së miri me njëri-tjetrin. E shijojnë çdo ditë të jetës, ndaj marrëdhënia e tyre shenjohet nga paqja. Janë të ndershëm, të sinqertë, të afërt e të kujdesur me njerëzit, aq më tepër kur lidhja që kanë me dikë është serioze. Janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, sepse ndihen shumë të ngjashën në të gjitha aspektet.
Peshorja dhe Binjakët
Kjo është një lidhje mes 2 shenjave të ajrit, ndaj karakterizohet nga një marrëdhënie intelektuale. Ata nuk përdorin vetëm trupin për të komunikuar, por sinkronizojnë edhe mendjet duke i çuar kështu emocionet dhe dashurinë në një nivel krejt tjetër. Janë shenja që shquhen për inteligjencë të lartë , duke e bërë mendjen e tyre pabesueshmërisht seksi! Këto shenja kuptohen shumë mirë, vlerësohen ndërsjelltas dhe shkëmbejnë njohuri, por edhe një miqësi shumë të mirë.
Akrepi dhe Gaforrja
Një marrëdhënie intensive mund të jetë fatale, por jo kur bashkohen Akrepi dhe Gaforrja. Janë 2 shenja uji dhe si të tilla, janë plot me ndjeshmëri, emocion, ndaj kanë një përputhshmëri të pabesueshme. Pasioni buron nga shpirti i tyre duke ushqyer njëri-tjetrin, siç vetëm shenjat e ujit dinë. Përkushtimi, dhe parimet e përbashkëta krijojnë mes tyre një sistem të fuqishëm mbështetjeje të ndërsjelltë.
Shigjetari dhe Dashi
Janë lindur prej zjarrit, ndaj pasioni mes Dashit dhe Shigjetarit është vullkanik. Energjia e ndërsjelltë bën që të krijohet mes tyre një lidhje e pandashme. Janë të shfrenuar, dhe plot entuziazëm, nga ata njerëz që çdokush kërkon t’i ketë pranë. Së bashku, mund të përballojnë çdo sfidë.
Bricjapi dhe Demi
Ky është çifti me kiminë më të shkëlqyer, sipas astrologëve. Dashuria mes tyre është si nëpër filma: e përjetshme dhe e përkryer. Të dyja këto shenja e duan dashurinë ‘derisa vdekja të na ndajë’. Lidhja shpirtërore mes tyre është e hatashme; shkëmbejnë respekt, vlerësim, dashuri: përkufizimi i ‘shpirtërave binjakë’. Adhurimi që kanë për njëri-tjetrin ngjan tepër i bukur për të qenë i vërtetë, por aq i bukur sa të gjithë do të donin ta përjetonin.
Ujori dhe Binjakët
Ky çift ka një lidhje të paparë psikologjike, e cila bëhet përherë e më e thellë. Duket sikur e dinë gjithmonë se çfarë do të thojë tjetri, çka është gjëja më e bukur e marrëdhënies së tyre. Është një marrëdhënie aq mistike, sa rrallëkush mund ta kuptojë. E dinë se çfarë bën e çfarë nuk bën për tjetrin, dhe kujdesen që marrëdhënia e tyre të mos kriset.
Peshqit dhe Akrepi
Një çift intuitiv! Kanë një mënyrë të menduari që bën të duket sikur secili ka jetën e vet, edhe pse mund të jetojnë bashkë. E megjithatë, e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin shpirtërisht e mendërisht. E dinë se çfarë e nxit tjetrin të ndihet i dashuruar. Njohin çdo pjesë, edhe më të imtën të partnerit, si edhe karakterizohen nga një respekt dhe njëherësh, një pasion që e bën romancën të mrekullueshme.
Burimi: Bustle