Ballina Kryesore Në Kili ndodhet pema më e vjetër në botë

Në Kili ndodhet pema më e vjetër në botë

Pema më e vjetër në botë ndodhet në Kili.

Studiuesit e kanë quajtur atë “Stërgjyshi”. Selvia është 5,848 vjeçe dhe qëndron në një pyll tropikal të largët në Kilin jugor, në Patagoni.

Kjo pemë është 28 metra e gjatë dhe ka një diametër rreth 4 metra. Ndonëse nga pamja e jashtme duket e dërmuar, ajo strehon brenda vetes dhe rreth saj, shumë lloje bimësh, madje edhe pemë të tjera, që janë rritur në skutat e saj, sipas “Urban life”.

Por si ka mbijetuar deri më sot?

Një rol të rëndësishëm ka luajtur vendndodhja e saj, 800 kilometra larg Santiago de Kilit, në rajonin e Los Rios.

Për më tepër, ndodhet brenda një të çare të lagësht, e cila e ka mbrojtur ndër vite si nga zjarret, ashtu edhe nga sharrëxhinjtë.

Vendndodhja e kësaj peme është e njohur për të gjithë, pasi është në një park të frekuentuar prej dekadash dhe turistët marrin një pjesë të lëvores së saj si suvenire.

Deri në zbulimin e moshës së kësaj peme, pema më e vjetër në botë konsiderohej një pishë 4,854 vjeçare që jetonte në Malet e Bardha në Kaliforninë lindore. /”Urban life” – Limit.al