‘Superklasikja’ argjentinase River Plate-Boca Juniors përfundoi me tensione dhe sherr masiv në fundin e saj.
Një penallti e dyshimtë, në minutën e 93-të të ndeshjes për River Plate, kur rezultati ishte 0-0, zhbllokoi derbin e Argjentinës, që në fund u mbyll me ‘luftë’ mes lojtarëve dhe stafeve të të dyja skuadrave.
Miguel Broja nuk gaboi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës nga 11 metra larg portës.
Menjëherë pas këtij goli, shpërtheu kaosi, me lojtarët që përlesheshin me njëri-tjetrin, e tifozët që hyn në fushën e lojës. Gjithçka u ndez edhe nga brohorimat dhe atmosfera e zjarrtë në tribunat e ‘Estadio Monumental’.
Mes sherrit dhe tensioneve të shumta, gjyqtari i takimit e nxorri kartonin e kuq nga xhepi 7 herë. 3 futbollistë u ndëshkuan me të kuq nga radhët e River Plate, ndërsa arbitri u tregoi të kuqin edhe 3 futbollistëve të tjerë të Boca Juniors, si dhe trajnerit të ekipit.
Në fund përballja e ‘zjarrtë’ u mbyll me rezultatin 1-0.
River Plate udhëheq kampionatin argjentinas me 37 pikë, ndërsa Boca renditet në mesin e tabelës me 18 pikë, duke mos kaluar një moment të mirë./Limit.al