Ballina Kryesore Gjumi i drekës dhe disa arsye përse i bën mirë shëndetit

Gjumi i drekës dhe disa arsye përse i bën mirë shëndetit

Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit. Sipas ekspertëve, gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg.

Disa arsye kryesore përse gjumi i drekës na bën mirë:

  • Rrit përqëndrimin: Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë në drekë janë: Margaret Thatcher dhe Winston Churchill. Ata flinin më pak në darkë por siguroheshin të dremisnin për 2 orë të mira në drekë. Ekspertët besojnë se gjumi i drekës përforcon përqendrimin në punë.
  • Gjumi ofron gjallëri: Kur vjen puna tek gjumi i drekës, njerëzit zakonisht ndahen në dy kategori: të përgjumurit e trullosur dhe të zgjuarit plot gjallëri. Një studim ka treguar se pavarësisht ndjesisë që shkakton, gjumi i drekës i jep shumë energji trurit. Psikologët në Universitetin e Harvardit kanë arritur në konkluzionin se njerëzit që flenë për 60-90 minuta në drekë janë më të mprehtë në arsyetim.
  • Më shumë efektivitet në punë: Lajmi se gjumi i drekës i bën njerëzit më të përqendruar, më krijues dhe më punëtorë nuk duhet të bjerë në vesh të shurdhër, sidomos kur vjen puna tek shefat dhe supervizorët. Këtë e konfirmon një studim i Universitetit College në Londër, sipas të cilit, dremitja prej 30-90 minutash në drekë i bën njerëzit më krijues. Studiuesit këshillojnë që kompani të ndryshme të lejojnë punonjësit të bëjnë gjumë dreke që të punojnë më mirë.
  • Gjumi i drekës të lumturon: Studimet tregojnë se fëmijët që nuk flenë në drekë rriten duke u bërë njerëz me luhatje humori dhe tekanjozë. Gjumi i drekës i bën fëmijët të lumtur e të qetë. Fundja, çdo i rritur ka një fëmijë brenda vetes që kërkon gjumë në drekë.
  • Gjumi i drekës kundër stresit: Studiuesit spanjollë thonë se vendosja e një rutine të gjumit të drekës largon stresin, ndihmon zemrën dhe përmirëson kujtesën. Sipas tyre, mungesa e gjumit është njësoj e dëmshme sikur të mos hanit një vakt. /360gradë.al /Limit.al