Ballina Kryesore Gjellë me bizele dhe patate

Gjellë me bizele dhe patate

Përbërësit: 200 gr bizele, 4 kokrra patate, 4 thela mish, 2 qepë, vaj luledielli, 2 karrota, kripë, piper

Përgatitja: Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën e grirë imët. Shtoni mishin dhe pak piper. I lini për 5 minuta të skuqen. Më pas shtoni karrotat, bizelet dhe patatet e prera në kubikë të vegjël. Në fund shtoni 2 lugë gjelle salcë domatesh. I trazoni mirë dhe shtoni 3 gota ujë. E lini gjellën të ziejë për të paktën 40 minuta. Nga fundi i shtoni kripën. Gjella me bizele dhe patate është gati!

T’ju bëjë mirë /Neps.al /Limit.al