Ballina Kryesore Sallatë me bathë dhe pançetë

Sallatë me bathë dhe pançetë

Përbërësit: 1 kg bathë, 75 gr pançetë e tymosur, 3 lugë gjelle vaj ulliri, 1 kokërr qepë e kuqe, kripë dhe piper

Përgatitja: Qëroni bathët e freskëta dhe i lani me ujë të rrjedhshëm. Në një tenxhere balte, përgatisni pançetën dhe qepën e prerë hollë në zjarrë të ulët me vaj ulliri. Kur pançeta dhe qepa të fillojnë të zverdhen, shtoni bathët me pak kripë dhe pak piper dhe vazhdoni gatimin duke i shtuar ujë të ngrohtë herë pas here. Shërbejini të ngrohta.

Nëse përgatisni bathë të konservuara ato gatuhen për një kohë më të shkurtër dhe gjatë gatimit mund të shtoni pak verë të bardhë të thatë.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al