Arbana Osmani dhe i gjithë stafi kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania. Për më shumë se 4 muaj, ky program u bë pjesë e çdo shtëpie shqiptare.
E pas përfundimit të këtij rrugëtimi të gjatë, fjalët më të ëmbla, Arbana ja dedikoi gjysmës së saj – gjysmës së saj në punë por edhe në jetë.
Arbana ka shkrepur një foto nga studio me Eduartin, me të cilin sot kanë ditëlindjen të dy.
“Fituesi i zemrës sime”, ka shkruar Arbana.
Moderatorja feston sot 40 vjetorin dhe ka marrë shumë urime nga personazhe të njohur dhe fansa, ndërsa Eduarti mbush 34 vjeç. Ata janë prindër të dy fëmijëve Diellit dhe Zoit, ndërsa moderatorja ka edhe një djalë nga martesa e mëparshme./ Limit.al