Ballina Kryesore Mbreti Charles shfaqet me mantel të bardhë para kurorëzimit, Harry i buzëqeshur...

Mbreti Charles shfaqet me mantel të bardhë para kurorëzimit, Harry i buzëqeshur me kushërinjtë e tij

Sot është dita e madhe e kurorëzimit të Mbretit Charles. Trashëgimtari i fronit dhe gruaja e tij Camilla janë larguar nga Pallati Buckingham, duke udhëtuar në Diamond Jubilee State Coach për në Westminster Abbey, ku pritet të mbahet ceremonia e kurorëzimit. Ata të dy janë të veshur me rrobat e tyre përkatëse të shtetit, me mantele të bardhë.

Në ceremoni ka mbërritur edhe princ Harry, i cili shkoi në Mbretërinë e Bashkuar kësaj here pa Meghan Markle.
Ai është shfaqur i buzëqeshur krah kushêrinjve të tij.

Më shumë se 2.200 të ftuar, përfshirë krerë shtetesh, emra të famshëm dhe organizata humanitare nga 203 vende si dhe anëtarë të familjes mbretërore, do të marrin pjesë në ceremoni./Limit.al