Ballina Kryesore “Pse nuk bën operacion që të dobësohesh?” Bebe Rexha: Kam frikë se...

“Pse nuk bën operacion që të dobësohesh?” Bebe Rexha: Kam frikë se do të vdes në sallë!

Bebe Rexha ka folur sërish për problemet e saj me peshën në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”.

Ndonëse ajo është kritikuar shpesh për kilogramët e tepërt, nuk ka preferuar kurrë që të bëjë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për të rënë nga pesha. Ylli i muzikës Pop ka thënë se “kam frikë se do vdes në tavolinën e kirurgjisë”.

“Unë mund të përballoja një liposukcion apo ndërhyrje në gjoks, por tani jam e tmerruar nga ajo gjë. Nuk jam kundër, ke hequr qafe barkun, ke bark të sheshtë, kjo është e mahnitshme për mua dhe jam xheloze për këtë.

Por unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, ka thënë këngëtarja./Limit.al