Ballina Kryesore Veshja e Kendall Jenner në after partyn e Met Gala u krijua...

Veshja e Kendall Jenner në after partyn e Met Gala u krijua nga stilistja shqiptare

Kendall Jenner ka qenë kryefjalë në media ditët e fundit, duke konfirmuar lidhjen e saj të përfolur prej kohësh me Bad Bunny dhe duke bërë bujë në tapetin e kuq të Met Gala-së me një bodysuit të zi të Marc Jacobs të kompletuar me çizme të larta të zeza. Por kjo vjedhje e vëmendjes nuk u ndal me kaq për modelen, e cila u shfaq në after party-n e veshur me një veshje që siguronte që vëmendja të mbetej tek ajo.

Veshja e Kendall Jenner në after party-n e Met Gala u krijua nga Nensi.

Në pamje të parë, veshja e Kendall-it pas festës mund të ngatërrohet me një look vintage të Chanel – veçanërisht një pamje nga koleksioni pranverë/verë 1994 i markës (e veshur nga supermodelja Nadja Auermann në pistë ). Në fakt look-u – i përbërë nga një bodysuit i tejdukshëm me temina, me të brendshme të zeza, si dhe rripa me perla – u rikrijua nga talenti i dizajnit me bazë në Londër, shqiptarja Nensi Dojaka.

“Rikrijimi ynë homazh i një prej pamjeve ikonike të Karlit”, shkroi Dojaka në Instagram Stories.

Kendall e përfundoi veshjen e saj me stileto të zeza Gianvito Rossi./TiranaPost