Ballina Kryesore 14-vjeçari masakron me armë shokët e klasës/ Qeveria serbe shpall 3 ditë...

14-vjeçari masakron me armë shokët e klasës/ Qeveria serbe shpall 3 ditë zie! Zbardhet telefonata me prindërit

BEOGRAD– Thellohet bilanci tragjik i viktimave në masakrën e regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkurë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar ku një 14-vjeçar hapi zjarr mbi rojën e shkollës dhe shokët e klasës duke lënë pas 9 të vdekur.

Siç raportojnë mediat serbe ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se 14-vjeçari me iniciale K.K., nxënës i klasës së shtatë kishte marrë një notë të keqe në lëndën e historisë, gjë që e ka mërzitur duke hapur zjarr ndaj shokëve të klasës me armën në pronësi të babait të tij.

Po ashtu mësohet se pasi kreu masakrën me nëntë të vrarë dhe shtatë të plagosur autori ka telefonuar prindërit dhe i ka vënë në dijeni. Në telefonatë me ta ai u ka thënë se ka vrarë shokët dhe se i pret në shkollë.

AutoriEjani në shkollë, i vrava shokët, po ju pres.

Ndërkohë qeveria e Serbisë ka shpallur tre ditë zie kombëtare.  Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç, Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq, Ministri i Punëve të Brendshme Bratislav Gashiq dhe shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliq iu drejtuan publikut në një konferencë të jashtëzakonshme. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se mjekët po luftojnë për jetën e një vajze. Ministri Gashiq zbuloi se babai i autorit ishte arrestuar dhe shefi i policisë tha se djali kishte planifikuar krimin për një muaj.

I mituri e kishte planifikuar këtë skenar prej një muaji. Ngjarja ka tronditur jo vetëm Serbinë por mbarë botën. Masakra ka zënë vendin e parë në mediat botërore. Liderë të ndryshëm kanë shprehur ngushëllimet Serbisë, mes tyre dhe kryeministri shqiptar Edi Rama./Limit.al