Ballina Kryesore Sallatë me rukola dhe perime

Sallatë me rukola dhe perime

Përbërësit: 2 avokado të prerë në kubikë, 1 kastravec i prerë në feta, 3 domate të prera, 1 qepë e kuqe, 1 tufë me rukola, 2 lugë gjelle me vaj ulliri, 2 lugë gjelle me lëng limoni, kripë dhe piper, djathë të bardhë

Përgatitja: Merrni një enë sallate dhe kombinoni avokadon, kastravecin, domatet, qepët e kuqe dhe rukolën. Përziejini lehtë së bashku me një lugë druri.

Në një pjatë tjetër rrihni së bashku vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Më pas hidhjani sipër sallatës dhe në fund shtoni djathë të shkërmoqur të bardhë.

Kjo sallatë mund të hahet veçmas ose si paraprirëse e një vakti me mish.

T’ju bëjë mirë! /Agroweb.com /Limit.al