Ballina Kryesore Kek me karrota- Receta ideale e një keku të shijshëm e të...

Kek me karrota- Receta ideale e një keku të shijshëm e të lehtë në të njëjtën kohë

Përbërësit: 300 gr karrota, 4 kokrra vezë, 150 gr sheqer, lëngu i një portokalli, 200 gr miell, 1 lugë çaji sodë buke, 150 ml vaj, 250 gr sheqer pluhur, 4-5 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja: Si fillim ngrohim furrën në temperaturë 180 gradë. Më pas, pastrojmë karrotat, largojmë lëkurën dhe i grijmë imët përmes një rende kuzhine.

Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë më pas sheqerin. I rrahim bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas vajin dhe vazhdojmë t’i përziejmë duke shtuar njëkohësisht karrotat e grira.

Shtojmë më pas dhe lëngun e portokallit dhe i përziejmë mirë që të gjithë përbërësit. Vendosim miellin në një tas dhe shtojmë aty sodën e bukës. I përziejmë të gjitha bashkë.

Më pas miellin gradualisht e shtojmë pak e nga pak në enën ku kemi masën me karrota dhe vezë. E përziejmë mirë dhe të gjithë masën e vendosim në tepsi. E fusim të piqet në furrën e parangrohur për 45-50 minuta derisa keku të marrë një ngjyrë të artë të praruar. Pasi të jetë pjekur e lemë të ftohet.

Në fund përgatisni nëse dëshironi kremin glase. Përziejmë sheqerin pluhur me lëng limoni derisa masa të krijohet në masë në formë kremi. Lyejmë gjithë sipërfaqen e kekut me kremin glase dhe e lemë të ngrijë për pak minuta dhe më pas e shtojmë nëpër pjatanca. /Agroweb.org /Limit.al