Bukuroshja e ekranit, Andresa Ambrosio është bërë nënë për herë të parë, disa muaj më parë. Modelja e cila erdhi shumë vite më parë nga Brazili në Shqipëri, lindi vogëlushin e saj më 24 janar 2023.
Së fundmi ajo ka pagëzuar djalin e saj, Rafael-in në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Ardit Gjebrea i cili ka marrë pjesë në ceremoni.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, moderatori ka publikuar një foto ng momenti i pagëzimit, ku Andresa shihet aq sa e gëzuar dhe e emocionuar.
“Rafael u pagëzua dhe mami i tij ishte më e lumtura në botë, duke e ndarë me ne gëzimin e saj”, shkruan Arditi./Limit.al