Kombinimi i bollgurit me mishin e pulës dhe perime, është një recetë mjaft e thjeshtë që përgatitet shpejt, e që njëkohësisht është shumë e shijshme.
Përbërësit: 1 gotë bollgur, 200 ml ujë, vaj ulliri, 1 spec jeshil, ½ karrotë, 200 gr mish pule, kripë dhe piper i zi.
Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni për të zierë bullgurin kokërmadh. Duhet të dini që një gotë bullgur kërkon dy gota ujë dhe koha e zierjes ju merr 15 minuta. Shtojini pak kripë dhe piper të zi.
Në një tigan ku keni shtuar më parë vaj ulliri, vendosni për të skuqur specin dhe karotën e prerë imët. Shtoni mishin e pulës, pak ujë dhe marinojini me kripë e piper të zi. E lini rreth 10 minuta.
Në fund shërbeni bullgurin në një pjatë dhe sipër i shtoni perimet e skuqura me mishin e pulës./Gazeta Sinjali /Limit.al