Ballina Kryesore Jeta e David Beckham së shpejti në një dokumentar në Netflix, ish...

Jeta e David Beckham së shpejti në një dokumentar në Netflix, ish futbollisti tregon se vuan nga një çrregullim mendor

David Beckham tregoi se të jetuarit me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (OCD) e bën atë të kalojë orë të tëra duke pastruar dhe organizuar shtëpinë, ndërsa pjesa tjetër e familjes është në shtrat.

“Kur të gjithë janë në shtrat, unë hedh një sy vërdallë dhe pastroj qirinjtë, ndez dritat në mjedisin e duhur, sigurohem që gjithçka të jetë e rregullt. E urrej që të zbres në mëngjes dhe të ketë gota, pjata dhe, e dini, tasa,” tha ai në një dokumentar të ardhshëm në Netflix.

“Unë heq dyllin e qiririt, pastroj xhamin, është gjëja që më bezdis më shumë, tymi rreth pjesës së brendshme te një qiri,” shtoi më pas.

Kur ekipi që filmonte komentoi e pastërtinë e kuzhinës, Beckham thotë: “Unë e pastroj aq mirë, por nuk jam i sigurt që në fakt vlerësohet kaq shumë nga gruaja ime, me gjithë sinqeritet.”

Si përgjigje, Victoria Beckham thotë “Ai është kaq i përsosur” dhe thekson se e vlerëson faktin që ai pastron.

David Beckham u shpreh se i duken “të lodhshme” ritualet e pastrimit, por “ndihet i detyruar t’i bëjë.”

Beckham e ka diskutuar OCD-në edhe më parë. Ai tha për Daily Mail se rrobat dhe revistat i vendoste në vija të drejta dhe modele simetrike.

“Unë kam OCD dhe dua që gjithçka të jetë në një vijë të drejtë ose gjithçka të jetë çift. Unë i vendos kanaçet e mia Pepsi në frigorifer dhe nëse ka shumë, atëherë do t’i vendos në një vend tjetër diku. Çdo gjë duhet të jetë perfekte.”

Dokumentari për jetën e ish-futbollistit do të paraqesë pamje dhe intervista me njerëz që luajtën një rol të rëndësishëm në karrierën e tij.

OCD është një çrregullim në të cilin një person ka mendime të pakontrollueshme, të përsëritura dhe/ose sjellje për të cilat ai ose ajo ndjen dëshirën për t’i përsëritur./Anabel