Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princi William kanë vizituar fshatin Aberfan në Uells.
Por princesha e Uellsit di se si të krijojë momente emocionuese gjatë takimeve të saj. Kësaj here ndoshta ajo që ka ndodhur ishte më spontane dhe rrjedhimisht është pëlqyer shumë nga dashamirësit e familjes mbretërore. Një moment është bërë viral, ku tregon se një fëmijë i ka marrë çantën Kate Middleton dhe refuzon që t’ia kthejë.
Princesha e Uellsit pati një takim me një djalë të vogël, gjatë së cilës ai i mori çantën. Reagimi i saj kur ndodhi kjo është ajo që është bërë temë e re e diskutimit. Princesha nuk ia ka marrë por ka vazhduar të qeshë me fëmijën dhe nënën e tij./Limit.al