Përbërësit: 700gr brokoli, 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri, lëngu i gjysmës së limonit, kripë, 2-3 thelpinj hudhër, piper i zi
Përgatitja: Hapi i parë dhe kryesor në pjekjen e brokolit është parangrohja e furrës në 22⁰C. Ndërkohë lani dhe pastroni nga gjethet e mëdha tufat e brokolit dhe ndajini në degëza të vogla. Thajini nga uji i tepërt pasi nuk duhet të zbuten më shumë seç duhet.
Merrni një tas të madh dhe aty hidhni degëzat e brokolit, vajin, lëngun e limonit, kripën, piperin e zi dhe hudhrën e shtypur. Me një lugë përzjejini mirë dhe më pas kalojini në një tavë ku më parë e keni lyer me pak vaj dhe keni vendosur një letër pjekjeje. Futini brokolit që të piqen në furrë për 14-18 minuta ose sa të jenë zbutur mjaftueshëm. Për të qenë të sigurt shpojini me një pirun. Nëse kërcelli është zbutur atëherë brokolit janë gati.
Pasi t’i hiqni nga furra, lërini pak të ftohen dhe kalojini përsëri tek tasi ku i përgatitët. Mund t’i shërbeni menjëherë të ngrohtë të shoqëruar me djathë, por shija e tyre është po aq e mirë edhe kur ftohen. /AgroWeb.org /Limit.al