Ballina Kryesore Pasi e hodhi në gjyq, pendohet babai i Meghan Markle: “Dua të...

Pasi e hodhi në gjyq, pendohet babai i Meghan Markle: “Dua të pajtohem me vajzën time”

Pasi humbi në gjyqet që kishte ngritur kundër së bijës, babai i Meghan Markle duket se ka vendosur “të pendohet”.
Thomas Markle në një intervistë të dhënë së fundmi në 7NEWS Spotlight të Australisë, ka kërkuar të pajtohet me vajzën e tij. Në video ai shihet duke mbajtur foto të fëmijërisë së Meghan-it teksa pyet: “Si mund ta rregulloj këtë?”.

Thomas tregoi se ka pësuar një goditje në tru vitin e kaluar dhe ka frikë se nuk i ka mbetur shumë kohë dhe duke shprehur se ndihet i braktisur nga vajza e tij, Dukesha e Sussex-it dëshiron të rilidhet me të para se të vdesë.

“Uroj që të mund të ulemi dhe të flasim. Uroj që ne të mund të zgjidhnim konfliktet tona. Ajo më donte. Unë jam heroi i saj dhe papritmas, unë u hodha jashtë,”-tha babai i Markle.

Meghan është ndarë nga babai i saj që kur u martua me Princin Harry në maj 2018. Fillimisht Thomas ishte vendosur ta shoqëronte vajzën e tij në altar përpara se ai të akuzohej se kishte bashkëpunuar fshehurazi me paparacët. Marrëdhënia e dyshes u përkeqësua më tej pasi Meghan më vonë akuzoi babanë e saj për zbulimin e një letre private që i kishte shkruar pas dasmës.

E vetmja anëtare e familjes së saj me të cilën Meghan mban kontakte është nëna e saj, Doria Ragland./Limit.al