Ballina Kryesore Mish viçi me perime

Mish viçi me perime

Përbërësit: Një kg mish viçi i prerë në copa të vogla, 3 patate mesatare, 2 qepë të prera në copa të mëdha, 2 speca të kuq, 2 speca jeshile, 3 karrota, 3 thelpinjë hudhër të grira, (mund të shtoni dhe perime të tjera sipas dëshirës), kripë, piper, rigon, trumzë, pak rozmarinë, 2 gjethe dafine, gjysëm gote ujë me vaj ulliri

Përgatitja: Pastrojmë perimet, i lajmë mirë dhe i presim në copa. Të njëjtën gjë bëjmë dhe me mishin. I vendosim të gjthë përbërësit në një enë bashkë me erëzat dhe vajin dhe i përziejmë mirë. I vendosim në letër kuzhine të palosur mirë dhe mbi të letër alumini. Letrën e aluminit e vendosim që të mos marri ajër, ndaj e mbështjellim sa më mirë.

Në këtë gatim nevojitet vetëm një filxhan të vogël me ujë. E vendosim në një tepsi dhe e pjekim në furrë për 200⁰C vetëm 10 min, më pas e ulim temperaturën 150⁰ rreth 2 orë.

Kur të përfundojë procesi i pjekjes, hiqeni nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë në pjatanca. Mund ta shoqëroni më bukë të thekur dhe sallatë sipas dëshirës. /Limit.al