Ballina Kryesore Nuk e lë ish burrin të takojë vajzën? Rudina Dembacaj përgjigjet njëherë...

Nuk e lë ish burrin të takojë vajzën? Rudina Dembacaj përgjigjet njëherë e mirë: “Ju betohem që nuk do ta pengoja kurrë”

Disa ditë më parë ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, Aleksandër Varfaj, bëri një postim ku tregoi se nuk e ka takuar të bijën prej një viti.
Kur Viktoria festoi 6-vjetorin e lindjes, ai bëri një postim në “Instagram”, ku shprehu mallin për të.

“Mishi dhe gjaku im. E dashura ime gëzuar ditëlindjen. Te dua pamase . Me ka marre shume malli”, shkruante Aleksandër Varfaj.

Lidhur me këto aludime, fansat kanë pyetur së fundmi aktoren e njohur nëse kjo është e vërtetë.

“Është e vërtetë që Viki ka një vit pa takuar babain apo ja fut p*rdhës ai se s’ka ça bën”, e ka pyetur dikush.
“Unë di të them që nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vet. Nuk do ta bëj këtë kurrë dhe betohem për kokë të saj”, u përgjigj Rudina./Limit.al