Ballina Kryesore Tavë kosi me mish qengji

Tavë kosi me mish qengji

Përbërësit: 700 gr mish qengji, 50 gr gjalp, 3 kokrra vezë, 1200 ml kos, 2-3 lugë gjelle miell, 1-2 lugë gjelle oriz, kripë dhe piper

Përgatitja: Marrim mishin e qengjit dhe e sistemojmë në tavë. E lyejmë sipër me gjalp dhe e vendosim në furrë që të piqet. E lemë të piqet dersa mishi të marrë një ngjyrë te kuqërremtë, në këtë moment e heqim nga furra.

Ndërkohë në një tenxhere hedhim gjalpin e mbetur dhe pak miell. I kavardisim mirë dersa mielli të zverdhet. Duhet të kemi parasysh që ta trazojmë gjithmonë që mielli mos të digjet.

Kur mielli të jetë zverdhur, shtojmë me kujdes lëngun e mishit të holluar me pak ujë. E trazojmë mirë që mielli të mos bëhet me kokrriza. E vendosim të ziej duke e trazuar gjithmonë dhe kur të shohim që salca është trashur e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet.

Në tavën që kishim mishin shtojmë pak oriz, sistemojmë mishin mirë sipër orizit dhe shtojmë të gjithë masën e përgatitur. Vendoaim tavën e kosit në furrë të parangrohur me 220⁰C për 20-30 min derisa të shohim që tava sipër ka marrë një ngjyrë të bukur të artë.

Nxjerrim tavë kosin nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë duke e shpqëruar me bukë të thekur. /artigatimit.com  /Limit.al