Ballina Kosova ‘Shpërthen’ Petkoviç ndaj Kurtit: Nëse nuk do të ishte në burg sot...

‘Shpërthen’ Petkoviç ndaj Kurtit: Nëse nuk do të ishte në burg sot do të ishte i akuzuar në mesin e ‘terroristëve’

KOSOVË– Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe hapja e “dritës jeshile” nga Bashkimi Europian për liberalizmin e vizave për qytetarët e Koosvës ka acaruar zyrtarët e lartë serb mes tyre dhe dy krerët më të lartë të vendit, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryemnistren Ana Brnabiç , të cilët nuk e kanë fshehur tensionin e ditëve të fundit ku madje kanë kërcënuar dhe vendet që kanë vouar pro “dritës jeshile” për Kosovësn në KiE dhe rrugën e saj europiane.

Ndërsa këtë të enjte ishte radha e drejtorit të të “ashtëquajturës” Zyrë për Kosovën” Petar Petkoviç, i cili ka reaguar sërish kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke replikuar në një postim të drejtorit të Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.

Petkoviç shkruan se nëse Albin Kurti nuk do të jetë në burg në sistemin korektues të Serbisë, atëherë sot ai do të akuzohej për terrorizëm, duke i cilësuar të tillë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale.

POSTIMI:

Me shumë gjasa Kurti do të ishte mes terroristëve të tjerë të akuzuar, nëse ai nuk do të ishte mysafir i sistemit korrektues të Serbisë në atë kohë.

Petar Petkoviç i ka replikuar Blerim Velës në postimin që ky i fundit kishte bërë për varrezat masive shqiptare në Serbi, të cilat Beogradi i mohon./Limit.al