Ballina Aktualitet “Nikulaj”, vrasje portugeze, zbulohet identiteti i ekzekutorit dhe i autorëve të tjerë

“Nikulaj”, vrasje portugeze, zbulohet identiteti i ekzekutorit dhe i autorëve të tjerë

Vrasja e biznesmenit dhe njëherësh edhe politikanit Ardian Nikulaj, në Shëngjin të Lezhës shokoi opinionin publik, për mënyrën e ekzekutimit mafioz.
Në një dalje për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku dha detaje për atentatorët dhe mënyrën se si ndodhi ngjarja kriminale dhe shoi të gjitha dyshimet për motivet e krimit, kur deklaroi se ngjarja kishte të bënte me hakmarrje.

Ekzekutori i Nikulajt është një shtetas portugez, identitetit të cilit është bërë i ditur, ndërkohë që në vrasjen e biznesmenit janë përfshirë 6 persona, që akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
Personi i cili kreu krimin, sipas Policisë është shtetasi portugez Ruben Saraiva.

Vrasësi ishte pjesë e një grupi që përbëhej edhe nga një shqiptar e 4 britanikë, mes të cilëve një vajzë.

Personat e shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e Ardian Nikulajt:

Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike (Porositësi)

Ruben Saraiva, shtetas portugez (Autori i vrasjes)

Harry Simson, shtetas britanik (Bashkëpunëtorë)

Thomas Mithan, shtetas britanik (Bashkëpunëtorë)

Steven Hunt, shtetas britanik (Bashkëpunëtorë)

Harriet Bridgeman, shtetase britanike (Bashkëpunëtore)/Limit.al