Ballina Kryesore Mukoza (gëlbaza) në fyt dhe kollitja- Disa këshilla për ta zgjidhur

Mukoza (gëlbaza) në fyt dhe kollitja- Disa këshilla për ta zgjidhur

Mukoza prodhohet në mënyrë të vazhdueshme përgjatë rrugëve të frymëmarrjes dhe është një substancë e denduar dhe lubrifikuese që kryen funksione të ndryshme ku kryesori është ai i mbrojtjes ndaj agjentëve të jashtëm, si bakteret, ndotja e mjedisit, polenat etj.

Prodhimi i një sasie të tepërt të saj mund të shfaqë probleme që sjellin bezdisje tek personi. Prania e gëlbazës në fyt vjen nga një prodhim i tepërt i mukozës nga ana e gjendrave mukipare që sekretojnë përgjatë rrugëve të frymëmarrjes si përgjigje ndaj një procesi inflamator. Ajo është një simptomë e zakonshme që lidhet me kollën ose ftohjen, por mund të ndodhë dhe tek pacientët me forma të tjera pezmatimi (inflamacioni) si farnigjiti, adenonoiditi, veshi i mesit, sinuziti dhe bajamet.

Si të eleminoni gëlbazën

Trajtimi i gëlbazës në fyt varet në fakt nga shkaku i saj, por në përgjithësi këshillohet:

  1. Të mbani të hidratuar fytin duke pirë shumë lëngje çka do të nxisë nxjerrjen fiziologjike të gëlbazës përmes kollës.Në shumë kultura rekomandohet të pihen lëngje të nxehta për të lehtësuar simptomat e ftohjes, pasi është në gjendje të shkrijë mukozën e inflamuar, të lehtësojë kongjestionin, bllokimin e hundëve dhe ta bëjë mukozën më fluide. Rekomandohen çajra, si çaj mali, xhinxheri, apo supa e perimeve dhe e pulës.
  2. Në rastin e bllokimeve njëkohësisht dhe të hundës praktikoni më shumë se një herë në ditë lavazhin e hundëve me spray ujë deti që gjenden në farmaci, ose e përgatisni në shtëpi me gjysmë luge çaji kripë në gjysmë litri uji, dhe zjeheni.Është shumë e rëndësishme të lironi hundët për të shmangur që mukoza të kalojë në rrugët e frymëmarrjes duke rritur kështu praninë e mukozës në fyt. (Këshillohet të shfryni hundët pa shumë sforco sepse nxit prodhimin e tepër të mukozës).
  3. Përdorni lagështues (ose tasa të vegjël me ujë tek kaloriferët) në mjediset e shtëpisë. Ajri i thatë irriton hundën dhe fytin, duke shkaktuar formimin e një sasie më të madhe mukoze.
  4. Flini me më shumë jastëkë, të rrini shtrirë shton më shumë bezdisjen, pasi gëlbaza mund të rrëshqasë në pjesën e poshtme të fytit.
  5. Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive.
  6. Shmangni alkoolin dhe pijet me gazë kafeinën pasi kanë efekt dehidratues.
  7. Bëni një banjë me ujë të ngrohtë pasi avulli ndihmon në eliminimin e mukozës nga hunda dhe fyti. /MeMjekun.com