Ballina Kryesore ‘Gruaja fle në çarçafin e bardhë…e bukur si perëndi e lashtë Greke’

‘Gruaja fle në çarçafin e bardhë…e bukur si perëndi e lashtë Greke’

Poezi nga Dritëro Agolli

Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe
E bukur si perendi e lashte e Greqise;
Flene syte e saj qe me mahniten vite me rradhe,
Flene buzet e saj si kokrra e prere ne mes e qershise;
Flene qerpiket si halat naten ne grure,
Flene mollezat e faqeve qe bejne gropeza kur qeshin,
Fle balli i hijshem qe s’e desha te ngrysur kurre
Dhe nen balle vetullat si krah dallendyshe heshtin.
Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
Para saj i vetem, para saj I pagjume,
Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur te kam lodhur shume.
Kam ikur shpesh ne rruge te gjata ne fusha e shpata,
Te kam lene femije e shqetesime mbi shpine,
Te kam lene pazarin, radhen e netet filikate,
Te kam lene mbi shpatulla gjithe shtepine.
Fli e vuajtura ime!/Limit.al