Vitet e fundit, kultura e internetit po ndryshon perceptimet që njerëzit kanë krijuar rreth standardeve të bukurisë. Aktoret e famshme të Hollivudit, influenceret dhe supermodelet botërore, kanë nisur të ndiqen si shembull sa i përket tipareve dhe formave perfekte. Në realitet, arritja e këtyre standardeve është shumë e vështirë. Shumë vajza dhe gra po u nënshtrohen operacioneve plastike në mënyrë që të imitojnë sadopak pamjen e kuruar deri në detaje dhe kështu po ndryshojnë rrënjësisht tiparet me të cilat kanë lindur. Një nga rastet në të cilin operacionet “e tepruara” plastike nuk kanë shkuar sipas parashikimit, është lajmi rreth vdekjes së Christina Ashten Gourkani-t.
E njohur ndryshe në rrjete sociale si Ashten G ajo u nda nga jeta pas një operacioni plastik që kishte bërë javën e kaluar. 34-vjeçarja njihej në internet si një “kopje” e Kim Kardashian dhe ishte shumë aktive në platformat “Instagram” dhe “OnlyFans”. Funerali i Gourkani-t është planifikuar mbahet javën e ardhshme dhe familja e saj hapi një “GoFundMe” për të mbledhur para për të.
“Me pikëllim të thellë dhe një zemër të thyer ndajmë lajmin për vdekjen më tronditëse, fatkeqe dhe të papritur të vajzës dhe motrës sonë të dashur, Christina Ashten Gourkani. Vdekja e saj tragjike po hetohet si një procedurë mjekësore e cila nuk shkoi siç duhet,”-shkruan familja e saj në faqen “GoFundMe”.
Është bërë me dije se modelja ka vdekur në fakt nga një atak në zemër disa orë pas ndërhyrjes pasi trupi nuk mundi të përballonte më shumë. Një tjetër modele nga “OnlyFans” me emrin Mary Magdalene tha: “Unë nuk e njoh atë, gjithmonë e shihja në “Instagram” dhe mendoja se ishte vërtet një vajzë e bukur. Është shumë i trishtueshëm fakti që vdiq në këtë mënyrë”. / Living