Ballina Kryesore Shkencëtarët zbulojnë planetin oqean të mbuluar nga uji

Shkencëtarët zbulojnë planetin oqean të mbuluar nga uji

Shkencëtarët kanë zbuluar një planet të ri, që është 245 vite dritë larg nga Toka dhe është quajtur TOI-733b.

Madhësia e tij është pak më pak se dyfishi i rrezes së Tokës dhe paraqet një veçanti: mungesën e atmosferës. Ekspertët, për momentin, kanë paraqitur dy mundësi. E para është se mund ta ketë humbur këtë shtresë. E dyta, është një “botë oqeanike shumë e rrezatuar”.

Në studimin e publikuar nga revista e specializuar “Astronomy & Astrophysics”, detajohet se ky planet ka orbitën e tij rreth një ylli pak më të vogël se Dielli dhe se ai e përfundon atë në një total prej 4.9 ditësh. Dhe është kjo afërsi me yllin, që shërben si një shpjegim për të parën nga dy skenarët që shkencëtarët kanë ngritur për atmosferën e tij.

Një nga arsyet që shkencëtarët gjejnë për të shpjeguar këtë situatë është se, duke qenë se është një trup shumë afër Diellit të tij, ai do të përfundojë në avullim.

Një tjetër nga zbulimet e mëdha që vihet në pah me publikimin e këtij artikulli është ngjashmëria e këtij planeti, si dhe të të tjerëve me karakteristika të ngjashme, me Neptunin, edhe pse më i vogël. /Astronomy & Astrophysics-Limit.al