Ballina Aktualitet Me 18.500 paund të padeklaruara me vete, kapet në Rinas një shtetas...

Me 18.500 paund të padeklaruara me vete, kapet në Rinas një shtetas rumun, i merren paratë

Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar një shtetas nga Rumania, pasi tentoi të hynte në vendin tonë me 18,500 paund të padeklaruara sipas ligjit.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit nisën procedimin penal ndaj 32-vjeçarit rumun me inicialet A. C, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale paundët e gjetura, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund.   

Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C. 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.   

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./Limit.al