Kistet janë qeskëza të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores. Gruaja ka 2 vezore, secila prej tyre në madhësinë dhe formën e një bajameje, të vendosura në secilën anë të mitrës. Qeliza veze zhvillohet dhe piqet në vezore dhe çlirohet çdo muaj në mënyrë ciklike gjatë jetës riprodhuese. Shumica e grave bëhen me kiste të paktën një herë gjate jetës së tyre. Shumica e kisteve vezoriale paraqitin pak ose aspak diskomfort (jo rehati) dhe nuk janë të rrezikshme. Pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim në pak muaj.
Simptomat
Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë :
• Çrregullime menstruale
• Dhimbje pelvike – një dhimbje konstante ose të herë pas hershme të bezdisshme dhe që përhapet në regjionin lumbar ose në kofshë.
• Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
• Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët
• Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.
• Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
• Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plote të saj.
Shkaqet
Shumica e kisteve nisin me funksionimit normal të ciklit menstrual dhe quhen kiste funksionale.
Kistet funksionale: Normalisht vezorja rrit çdo muaj një strukturë të ngjashme kistike që quhet folikul.
Folikuli prodhon estrogjenin dhe progesteronin dhe gjate ovulacionit çliron një ovocit (qelizë veze ) Ndonjëherë ky folikul qëllon që vazhdon të rritet dhe formon kistin folikular që mund të jete në dy tipe :
• Kist follikular: Ndodh kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon dhe rritet duke u kthyer në kist.
• Corpus luteum cyst: Kur folikuli e çliron vezën dhe folikuli i çarë nis të prodhojë sasi të madhe estrogjeni dhe progesteronin duke u përgatitur për konceptimin , duke u shndërruar në korpus luteum. Por ndonjëherë çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda foluklit duke e shndërruar në kist.
Kistet funksionale nuk janë të dëmshëm, rrallë japin dhimbje dhe mund të zhduken pa mjekim brenda 2 apo 3 ciklesh menstrual.
Të tjerë kiste jo te lidhur me funksionin normal menstrual:
• Kistet Dermoid: Këto kiste mund të përmbajnë flok, lëkurë apo dhemb rralle janë kanceroz.
• Cystadenomas: Këto Kiste marrin origjinën nga indi vezorial dhe mund të jenë të mbushur me likid ujor ose mukinoz.
• Endometriomas: Zhvillohen si rezultat i endometriozes, gjatë së cilës qeliza endomtriale vendosën jashtë mitrës. Këto mund të ngjiten në vezore dhe të japin rritje (torsion). /mjeket.al /Limit.al