Ballina Kryesore “Do bëjmë dasmën që nuk e bëmë kur duhej”, Klea Huta dhe...

“Do bëjmë dasmën që nuk e bëmë kur duhej”, Klea Huta dhe Elgit Doda hapin “zyrtarisht” sezonin e dasmave

Ky sezon veror me sa duket do të jetë i mbushur me dasma VIP-ash. Pas Arbana Osmanit dhe Edduart Grishaj, një tjetër çift ka vendosur të kurorëzojë dashurinë, duke bërë dasmë pasi janë bërë me fëmijë.

Bëhet fjalë për Klea Hutën dhe Elgit Dodën. Prej disa vitesh së bashku, ata janë prindër të vogëlushit Krid dhe duket se po e shijojnë plotësisht dashurinë e tyre. Vitin e kaluar Klea bëri publik lajmin se Egliti i kishte propozuar për martesë në ditëlindjen e dytë të Krid-it. Në festën e ditëlindjes, këngëtari i propozoi përpara të gjithë të ftuarve dhe Klea dukej se kishte ngelur pa fjalë. Teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua”. Kështu, ata u martuan zyrtarisht me letra.
Por së fundmi çifti ka vendosur të bëjë edhe dasmën, duke u dërguar ftesën të gjithë miqve dhe familjarëve të tyre.

“Në ditëlindjen e tretë të Krid, mami Klea dhe babi Elgit vendosën t’i bëjnë dhuratë dasmën që nuk u bë kur duhej,” shkruhet në njoftim. Me sa kuptuam nga ftesa në formën e një faqeje gazete, me një foto të bashkëngjitur të çiftit, do të zhvillohet në Livadh të Himarës në 4 qershor./Limit.al