KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar këtë të hënë pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtur në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat në shumicë të tyre banohen nga qytetarët serb. Ai ka falenderuar për punën e bërë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si dhe Policinë e Kosovës për organizimin dhe sigurinë e krijuar.
Albin Kurti: Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.
Sipas Kurtit pjesëmarrja e ulët në zgjedhje që nuk i kaloi as 3 përqind ka ardhur si pasojë e kërcënimeve të vazhdueshme të Beogradit. Ndërhyrjen e Vuçiçit në zgjedhje Kurti e ka cilësuar sit ë ulët.
Albin Kurti: Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë.
Në fund të reagimit të tij në rrjetet sociale kreu i ekzekutivit të Kosovës ka uruar të gjithë të zgjedhurit ditën e djeshme si kryetarë apo anëtarë të këshillave vendorë.
Albin Kurti: Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre.
POSTIMI I PLOTË: