Ballina Kryesore Sallatë me spinaq, qitro të kuqe dhe arra

Sallatë me spinaq, qitro të kuqe dhe arra

Përbërësit për 4 persona: 2 qitro, 2 portokaj, 2 limonë, 200 gr spinaq, 100 gr arra, 100 ml vaj ulliri, kripë dhe piper

Përgatitja: Lani dhe thani me kujdes spinaqin. Qëroni qitron, portokallin, limonin dhe kujdesuni të eleminoni cipën e bardhë të hidhur më pas ndajini në feta. Në një tas, përgatitni salcën me lëngun e dalë nga qërimi i agrumeve me vajin e ullirit dhe kripë, duke i rrahur me një rrahëse. Kaloni spinaqin dhe agrumet e ndara në feta në një pjatancë, hidhuni sipër salcën dhe zbukurojini me arra të thërrmuara.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al