Ballina Kryesore Disa kuriozitete rreth unazave të fejesës

Disa kuriozitete rreth unazave të fejesës

Koncepti i unazës së fejesës mund të duket aq i vjetër sa vetë ideja e bashkimit të dy njerëzve, por kjo traditë zë fill shumë vite më vonë nga sa ne mund të mendojmë.

Kohë më parë objekte dhe veprime të tjera simbolizonin premtimin e lidhjes së dy njerëzve në martesë.

Ishte Papa Innocent III në Romën e shekullit të 13, ai që shpalli një periudhë të detyrueshme pritje mes lidhjes së dy njerëzve deri në martesë dhe një dhuratë simbolike shkëmbyer në këtë periudhë “pritje” do të premtonte vazhdimin e dashurisë.

Mund t’ju duket e çuditshme, por gjatë viteve 1800,  burrat amerikanë dhuronin gishtëza ! Më poshtë kemi përmbledhur disa nga kuriozitet më të çuditshme nga e gjithë bota, mbi unazën e fejesës apo martesës.

  1. Unazat prej argjendi apo ari, u deklaruan si unazë fejese nga venecianët e pasur në fund të shekullit të XIV-të.
  2. Në gjuhën simbolike të bizhuterive, një safir (i kaltër) nënkupton një martesë të lumtur.
  3. Unazat e fejesës dhe martesës, vendosen në gishtin e katërt të dorës së majtë, pasi vena e gjakut që kalon në këtë gisht shkon drejt e në zemër.
  4. Unaza e fejesës me perlë thuhet se sjell fat të keq, pasi forma e perlës përkon me atë të lotëve.
  5. Një ndër unazat e para të fejesës në histori, është ajo e princeshës Mari, e bija e Henrit të VIII-të.
  6. Llogariten rreth shtatëmbëdhjetë tonë ar çdo vit, me të cilin realizohen unazat e martesës në SHBA.
  7. Unazat me gjarpër dhe sy rubini (të kuqe të thellë), u bënë popullore si dhuratë martese në Anglinë viktoriane. Spiralja e gjarprit, simbolizonte përjetësinë./VizionPlus -Limit.al