Ballina Kryesore Del në shitje buzëkuqi me vlerë 30 mijë euro

Del në shitje buzëkuqi me vlerë 30 mijë euro

Një buzëkuq i veshur me ar i cili kushton rreth 30,000 euro është nxjerrë në shitje në një dyqan në Hangzhou, provincën Zhejiang, Kinë.

Buzëkuqi është bërë me një teknikë të veçantë duke përdorur mëndafshin dhe arin si materiale.

Teknika e përdorur për prodhimin e tij ka një histori shumë të lashtë në Kinë dhe përdoret vetëm për produkte luksoze.

Në të vërtetë, ari dhe mëndafshi kanë qenë mallra të çmuara që nga kohërat e lashta dhe janë përdorur gjithmonë për të bërë rroba dhe sende me vlerë të madhe.

Teknika të ndryshme mund të përdoren për të dekoruar produktet duke përdorur fletë ari, pluhur ari ose fije ari.

Për të përfunduar këtë buzëkuq u deshën 142 gramë ar i cili në njërin skaj është një bravë që “siguron” dhe zbukuron buzëkuqin me vlerën marramendëse./rtsh.al-Limit.al