Euripidi: Kur dikush me fjalë të ëmbla, por me mendje të keqe arrin të bindë turmën, gjëma të mëdha do të bien mbi shtetin.
HL Mencken: Demagogu është ai që u predikon doktrina që e di se janë të pavërteta, njerëzve të cilët ai e di se janë idiotë.
Joseph Alois Schumpeter: Politikanët janë si kalorësit e këqij, që janë kaq të përkushtuar të qëndrojnë mbi shalë, sa që nuk e vrasin mendjen se ku po shkojnë.
Suzy Kassem: Tipikisht në politikë, më shumë një kalë zotërohet dhe menaxhohet nga i njëjtin ekip elektoral. Ka gjithmonë një kandidat shtesë, që do të imitojë disi pikëpamjet e kalit të ekipit kundërshtar, duke e neutralizuar atë person përmes vjedhjes së votave, vetëm e vetëm që kali kryesor të mund të fitojë. Zgjedhjet janë një shfaqje kukullash. Pavarësisht nga veshjet e ylberta dhe buzëqeshjet e shumta, axhenda është e njëjtë”.
Psyche Roxas-Mendoza: Një gënjeshtër, është më e leverdishme se sa një e vërtetë. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhje.
Mokokoma Mokhonoana: Qëllimi i vërtetë i opozitës, është të minimizojë shumën e parave që partia në pushtet do të kishte vjedhur nga populli në fund të mandatit të saj.
Abraham Lincoln: Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe djegin kurrizin, atëherë do të detyrohen të shtrihen të flenë mbi flluskat e tyre.
Theodore Roosevelt: Një votë është si një pushkë: dobia e saj varet nga karakteri i përdoruesit.
Dennis E. Adonis: Votimi është një mekanizëm i padrejtë. Ai është një mënyrë e përdorur, për të përcaktuar se cili politikan është më shumë në gjendje të shpëlajë trutë e qytetarëve.
Tukididi: Në një demokraci, kur dikush nuk arrin të fitojë, mund ta ngushëllojë gjithmonë veten me mendimin se kishte diçka të padrejtë.
Matt Taibbi: Në një shoqëri të organizuar në mënyrë pasive nga tregjet e lira, lakmia e organizuar do të mposhtë gjithmonë demokracinë e ç’organizuar.
Thomas L. Friedman: Kur figurat publike ndihen tërësisht të lirë për të thënë çdo gjë, pa asnjë verifikim faktesh, bëhet e pamundur që në një demokraci të mendohet me zgjuarsi për çështje të mëdha.
Aristofani: Për të fituar mbështetjen e njerëzve, gjithmonë gatuaj ato gjellë të shijshme që i kënaqin ata./TiranaToday.al-Limit.al