Ballina Kryesore Një gotë nga kjo pije dhe nuk do keni më probleme me...

Një gotë nga kjo pije dhe nuk do keni më probleme me mëlçinë

Linja e parë e mbrojtjes kundër toksinave është pikërisht mëlçia juaj. Ajo funksionon si një filtër për të parandaluar substancat toksike të gjendura në ushqime duke mos lejuar kalimin e tyre në gjak.

Është shumë e rëndësishme për ta filluar ditën me produktet të cilat do të bëjnë të mundur nxjerrjen e toksinave nga trupi juaj. Konsumimi i limonit me xhenxhenfil çdo mëngjes jo vetëm që do të largojë toksinat e dëmshme nga trupi juaj, por edhe do të ju ndihmojë të ruani peshën konstante ose të bini në peshë.

Xhenxhefili: Kjo bimë ndihmon fuqishëm në përmirësimin e tretjes dhe ndihmon zorrët të mos kalojnë toksinat. Një studim i publikuar në revistën “Metabolism”, ka treguar se xhenxhefili ndihmon në zvogëlimin e ndjenjës së urisë. Kështu ju hani më pak dhe njëkohësisht humbisni peshë.

Limoni: Limonët janë përdorur shpesh në dieta për shkak të aftësisë së tyre për të ndihmuar në tretje, pastrimin e sistemit dhe largojnë toksinat e padëshiruara nga trupi. Limonët kanë vlera të larta fibrash, të cilat ju ndihmojnë të bini në peshë.

Si ta përgatisni pijen:  Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni lëngun e gjysmës së një limoni dhe një copë xhenxhefili të qëruar. Është gati. Mos harroni ta pini çdo ditë. /ekonomiaonline.com /Limit.al