Një mbrëmje plot surpriza ka qenë ajo e djeshmja në Big Brother Vip. Luizi, i cili kishte disa ditë që i mbante qëndrim Kiarës, duke u sjellë sikur vinte në dyshim marrëdhënien e tyre, i propozoi asaj martesë. Kiara tha “Po” përpara gjithë publikut duke u përlotur.
Nga ana tjetër në një televotim të hapur gjatë mbrëmjes, Efi është shpallur finalistja e dytë e Big Brother VIP Albania.
Në avantazhin që i’u dha si lider, Qetsori bëri një zgjedhje. Ai i’u bashkua televotimit së bashku me Kiarën, Efin dhe Bledin, por për të garuar bashkë me ta për finalistin e dytë.
Publiku ka vendosur që Efi të jetë finalistja e dytë e Big Brother VIP 2, e cila do të garojë për çmimin e madh. Nga ana tjetër, Bledi dhe Kiara u larguan nga shtëpia. Kjo pasi mes banorëve që u rifutën, vetëm njëri do të shkonte në finale dhe atë vend e fitoi Efi. / Limit.al