Ballina Kryesore Tavë me patate e mbushur me bërxolla qengji

Tavë me patate e mbushur me bërxolla qengji

Përbërësit: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 6 bërxolla qengji, 1 presh, 2 thelpinj hudhre, 240ml lëng pule, 120gr stafidhe, 1 lugë çaji rozmarinë, 750 gr patate, 50 gr gjalpë i shkrirë, piper i zi për shije, perime jeshile sipas dëshirës

Përgatitja: Ngrohni fillimisht furrën në 170⁰C. Ngrohni vajin në nxehtësi mesatare, në një tigan të madh. Skuqni bërxollat e qengjit dhe transferojini në një enë të cekët rezistente ndaj nxehtësisë së furrës. Në vajin e mbetur shtoni preshin dhe gatuajeni për 5 minuta në nxehtësi të ulët, derisa të zbutet. Hidhni hudhrat e shtypura dhe gatuajeni masën duke e trazuar për rreth 30 sekonda. Shtoni lëngun e pulës, stafidhet dhe rozmarinën, duke i përzier vazhdimisht. Lërini të vlojnë dhe hidhini sipër bërxollat. Mbulojeni me kapak ose letër alumini dhe piqni për 1 orë. Pas kësaj kohe hiqeni nga furra dhe zbulojeni. Rriteni temperaturën e furrës në 200⁰C. Shtroni sipër patatet e prera në feta dhe lyejini me gjalpë. Jepini shije me kripë dhe piper të zi dhe vendoseni tavën sërisht në furrë për 30 minuta. Shërbejeni me perime jeshile të ziera në avull. /AgroWeb.org /Limit.al